Kjo është paga marramendëse e trajnerit të ri të Prishtinës

Ardhja e Mirel Josës në krye të shtabit teknik te Prishtinës nuk është vetëm një vlerë për klubin kryeqytetas, por për gjithë futbollin kosovar.

Sport

24/09/2017 14:47

Titujt e fituar me Skënderbeun në Shqipëri dhe përvoja ndërkombëtare e Josës janë të mirëseardhura për Prishtinën.

Megjithatë, të gjitha këto sigurisht se kanë një kosto të lartë.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com, Josa do të marrë te Prishtina pagë mujore rreth 3500 euro.

Për më shumë, ish-trajneri i Skënderbeut e Tiranës ka të mbuluara të gjitha shpenzimet e banimit, madje ka edhe një shofer personal.

Të gjitha këto e bëjnë atë trajnerin më të paguar ndoshta të të gjitha kohërave në futbollin kosovar.