Kjo është kombëtarja e parë nga Evropa që siguron botërorin (FOTO)

Belgjika është kombëtarja e parë nga Evropa që siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

Sport

03/09/2017 23:13

Në kuadër të xhiros së tetë, belgët kanë mposhtur në udhëtim 1-2 Greqinë, për të siguruar pjesëmarrjen në botërorin e Rusisë.

Belgjika në tetë ndeshjet e zhvilluara, ka shënuar shtatë fitore dhe ka vetëm një barazim, duke kryesuar me 22 pikë.

Pas Belgjikës renditet Bosnja me 14 pikë, ndërsa vendi i tretë i takon Greqisë, me 13 pikë./Lajmi.net/