Kjo është dhurata speciale që Morata ka pranuar për ditëlindje – Lajmi.net
Kjo është dhurata speciale që Morata ka pranuar për ditëlindje
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliPremier LeagueSport 18:29, 9 November 2018
Morata ka pranuar një nga dhuratat më të mira të jetës së tij, me rastin e ditëlindjes së tij.

Dy javë pas ditëlindjes (23 tetor), sulmuesi i Chelsea ka publikuar në “Instagram” dhuratën e tij.

Këpucë futbolli dhe një fanellë e nënshkruar nga legjenda e Real Madrid, Raul Gonzalez ishin surpriza për sulmuesin spanjoll, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Për mikun tim Alvaro Morata, me rastin e ditëlindjes së 26-të, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat në karrierë dhe gjithë lumturinë për ty dhe familjen, shumë urime” shkruante në fanellë.

Morata ishte gjithashtu pjesë e Real Madrid, ku nuk gjeti hapësirat e tij dhe u detyrua të largohej nga “Bernabeu”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO