Kjo është arsyeja pse u rrëzua aeroplani turk

Aeroplani i transportit i kompanisë turke u rrëzua në një fshat në Kirgistan, për shkak të gabimit të pilotit, janë këto rezultatet e para nga hetimi i zyrtarëve lokal.

Bota

16/01/2017 12:49

“Sipas përfundimeve paraprake të ekspertëve, ishte piloti gabim”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë Muhametkali Abulgazijev në një konferencë shtypi që u transmetua televizionin shtetëror turk, transmeton lajmi.net.

Fluturimi i kompanisë “Turkish Airlines”, ishte në një fluturim nga Hong Kongu për në Stamboll, dhe atij i duhej të ulej në Manas aeroportit pranë Bishkek.

Por, për shkak të pamjes jo të mirë aeroplani u rrëzua në një zonë të populluar rreth orës 7:31 kur shumica  e banorëve ishin në gjumë.

Aeroplani dëmtoj 32 ndërtesa përfshirë edhe 15 shtëpi të fshatit. /Lajmi.net/