Kjo bukuroshe është imazhi më i ri i “The Voice” (Foto)

Imazhi më i ri i spektaklit, nё edicionin e tij tё gjashtё do tё jetё Fjoralba Ponari.

ShowBiz

29/12/2016 18:23

Pёr tё ёshtё shkruar edhe mё parё nё faqen zyrtare tё spektaklit, por tani ёshtё mёsuar qartёsisht roli qё ajo do tё ketё brenda tij.

Fjoralba, e cila vazhdon studimet për stomatologji dhe gjithashtu është e angazhuar në biznesin e familjes së saj, nuk e lё asnjёherё pas pasionin për muzikën dhe sportet e ndryshme që praktikon.

Këtë vit, ajo do tё jetё korrespondentja për The Voice Online. Me ëmbëlsinë që e karakterizon, do të transmetojë tek publiku të rejat më të fundit përsa i përket konkurrentëve, trajnerëve dhe çdo gjëje tjetër që duhet të dini. Për të qënë më në kontakt me të, Fjoralba do të jetë në të gjitha faqet zyrtare të ‘The Voice of Albania’, në WEB si dhe në Mediat Sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Snapchat./Top Channel