Kitaroviq i dhuron Trumpit dhe kryeministres së Britanisë fanella të ekipit kroat /FOTO

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq është duke qëndruar në Bruksel ku po merrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Bota

11/07/2018 17:48

Me këtë rast ajo është takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe ia ka dhuruar atij një fanellë të ekipit të saj kombëtar me emrin e Trump, përcjell lajmi.net.

Përpos Trumpit, Kitaroviq i ka dhuruar fanellë edhe kryeministres së Anglisë, Theresa May, kundërshtare e Kroacisë në gjysmëfinalen e sontme.

Në disa fotografi të publikuara në Twitter, Kitaroviq shihet së bashku edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, presidentja kroate do të mungojë në ndeshjen e gjysmëfinales së sontme, Kroaci-Angli në Botërorin Rusia 2018./Lajmi.net/