Kishte spiunuar liderët shtetëror, padi penale për kreun e opozitës maqedonase

Organet hetuese të Republikës së Maqedonisë ndërmorën aksionin policor “Puç” në të cilin për katër persona të dyshuar, ishte edhe lideri i partisë së Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Janë parashtruar padi penale për “spiunim” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore. 

Lajme

31/01/2015 16:36

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një konferencë për shtyp tha se organet hetuese të Maqedonisë ndërmorën hapa të rendit ligjor, të cilat tashmë janë informuar nga institucionet përkatëse dhe nga mediumet. Ai shtoi se në periudhën ndërmjet shtatorit dhe nëntorit të vitit 2014 kanë zhvilluar katër takime me kryetarin e opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ku takimi i parë është iniciuar nga ana e Zaevit, ndërsa takimet tjera ishin të lidhura me të parin. 

Gruevski tha se Zoran Zaev në katër takimet ka kërkuar urgjentisht formimin e qeverisë teknike, ndërsa ka informuar kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë se në bashkëpunim me shërbimin e zbulimeve të huaja ka përfituar biseda të regjistruara telefonike, pothuajse nga të gjithë zyrtarët e shtetit, duke filluar nga presidenti i shtetit, nga parlamenti, qeveria, mediumet dhe nga organet tjera publike të qeverisë dhe opozitës. 

“Në ditët e ardhshme ai filloi edhe publikisht të flasë se posedon materiale të tilla, të cilat rrisin rrezikun për ju dhe për ne, si dhe në qoftë se nuk pranojmë informatat e qeverisë teknike do të fillojë publikimi i këtyre materialeve”, tha Gruevski, ku sipas tij shërbimi i zbulimeve të huaja i ka siguruar në mënyrë të paligjshme materialet. 

Gruevski duke theksuar se kërcënime, shantazhe dhe kurdisje të këtilla nuk pranon dhe nuk do të kalojnë, tha se: “Të gjitha të involvuarve publikisht u them se ne nuk jemi maqedonas të vegjël, por jemi maqedonas”. 

Ai tha se do të përgjigjet në të gjitha pyetjet në procedurë gjyqësore, e cila do të jetë publike dhe transparente edhe për opinionin vendas, edhe për atë ndërkombëtar. Ai bëri thirrje të ndiqet rasti me vëmendje dhe t’i shohin dëshmitë, si dhe t’i njohin spekulimet dhe shpifjet, i cili theksoi se për çdo gjë ekziston dëshmi të fuqishme.