Kirurgu i heq shpatën e ngulur fare afër zemrës (Video)

Pamje tronditëse në një spital në Spanjë, që tregojnë momentin kur një kirurg i heq shpatën një 25 vjeçari nga gjoksi, ku pranë saj shihen të rrahurat e zemrës.

Fun

21/04/2016 09:45

Gjoksi i këtij njeriu është hapur tërësisht nga kirurgu, dhe ngadalë me shumë vëmendje ai i largon shpatën pa e lënduar dhe pa e prekur fare zemrën, transmeton lajmi.net.

Operacioni ka përfunduar me sukses të plotë, dhe mjekët kanë thënë se në qoftë se shpata kishte shkuar vetëm edhe një gjysmë centimetre më larg, ajo do të kishte shpuar zemrën.

Shpata ka qenë 40 centimetra dhe ka qenë shpatë dekorative e ruajtur historikisht nga ushtarët, që thuhet se 25 vjeçari aksidentalisht e kishte goditur vetën./lajmi.net

YouTube player