Kinë, masa të reja censure për internetin – Lajmi.net
Kinë, masa të reja censure për internetin
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 14:24, 11 July 2017
Kina do të bllokojë aksesin e popullsisë së saj për pjesën më të madh të internetit global si pjesë e një plani për të shtypur kundërshtimin dhe për të forcuar pushtetin e Partisë Komuniste.

Qeveria urdhëroi tre kompanitë e telekomunikimeve në vend që të bllokojnë plotësisht aksesin në rrjetet private virtuale, të njohura ndryshe me siglën VPN, deri në shkurt 2018. Lajmi jepet nga Bloomberg dhe bazohet në burime anonime, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë raport të tillë nga Kina, shkruan Top Channel.

Tre kompanitë që sjellin internet në kinë janë China Mobile, China Unicom dhe China Telecom, që të treja shtetërore. Kina ka regjimin më të madh të botë të censurës në internet dhe në këtë vend janë bllokuar qindra faqe si Google, Facebook, Twitter apo Instagram. Kontrolli i internetit do të thotë gjithashtu se lajmet apo komentet që kritikojnë partinë komuniste, apo informacionet për ngjarjet si masakra e sheshit Tienanmen e vitit 1989, janë thuasje të pamundura që të gjenden brenda Kinës. Por miliona kinezë shmangin censurën duke përdorur VPN-të dhe kështu mund të vizitojnë cdo faqe që duan.

Analistët thonë se urdhëri për të ndaluar edhe rrjetet private virtuale tregon përshkallëzim të kontrollimit të internetit dhe gjithashtu urgjencën apo dëshpërimin në majat e larta të qeverisë përtë kontrolluar gjithcka.

Ekspërtët mendojnë se kjo është pjesë e nismës së presidentit Xi Jingping për sovranitetin e internetit, që në praktikë do të thotë censurimin e plotë të tij që të mos ketë asnjë kritikë për të apo partinë dhe asnjë mundësi që kritikët e tyre të komunikojnë. Në Kinë ka pasur gjithnjë kontrolle të komunikimit, por ekspertët parashikojnë se ky i fundit do të arrijë një tjetër nivel. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Censura, Interneti, Kinë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy