Kina prodhon yllin artificial 6 herë më të ngrohtë se dielli, mund të jetë burim energjie në të ardhmen

Kina ka arritur të zbulojë një yll artificial i cili është 5 herë më i ngrohtë se dielli. Ylli artificial supozohet të jetë burim nxehtësie në të ardhmen.

Lifestyle

21/02/2019 17:47

Ylli artificial, i emëruar si EAST është një reaktor i shkrirjes i bazuar në Hefei të Kinës, transmeton lajmi.net.

Tridhjetë e pesë vende kanë derdhur miliarda dollarë në ndërtimin e saj. Dhe është projektuar të jetë reaktori i parë i shkrirjes për të prodhuar më shumë energji fuzioni se sa energjia e përdorur për ta ngrohur atë.

Ky test i kohëve të fundit i EAST, për shembull, kërkonte 10 megawat energji për t’i furnizuar me rryme 1.640 shtëpi amerikane për një vit. /Lajmi.net/