Kina i bashkohet luftës kundër ISIS-it

Një ndër shtetet që i ka shpallur luftë ISIS-it është dhe Kina. Ky hap është marrë në shenjë hakmarrje për vrasjen e qytetarëve të saj, të cilët u ekzekutuan nga grupet terroriste islamike në dy sulme të ndryshme gjatë kësaj jave.

Bota

21/11/2015 23:54

Menjëherë pas vrasjes nga ekstremistët e ISIS të pengut nga Pekini, Fan Jinghui, 50 vjeç, së bashku me pengun norvegjez Ole Johan Grimsgaard-Ofstad, 48 vjeç, të cilët mendohet se u morën peng në shtator, erdhi dhe vendimi i kinës për hakmarrje.

Sakaq, Presidenti kinez Xi Jinping pohoi se Kina do ta përforcojë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar për t’i shkatërruar veprimet e dhunshme terroriste që marrin jetë të pafajshme dhe do të ruajë paqen dhe sigurinë e botës.