Kim zhvishet ‘nalt’

Kim Kardashian ka dalë ‘topless’, në spotin e këngës më të re ‘Bound 2’ të të dashurit të saj, reperit Kanye West. 33 vjeçarja shihet në këtë spot të nxehtë në një motoçikletë, me reperin 36 vjeç, me puthje e ledhatime. ‘Show-girl’ amerikane, që muaj më parë u bë nënë për herë të parë, nuk…

ShowBiz

20/11/2013 10:00

Kim Kardashian ka dalë ‘topless’, në spotin e këngës më të re ‘Bound 2’ të të dashurit të saj, reperit Kanye West. 33 vjeçarja shihet në këtë spot të nxehtë në një motoçikletë, me reperin 36 vjeç, me puthje e ledhatime.

‘Show-girl’ amerikane, që muaj më parë u bë nënë për herë të parë, nuk hezitoi për t’u zhveshur ‘nalt’, duke e ekspozuar gjoksin, ndërsa i dashuri i saj dukej më shumë i koncentruar për ta kënduar këngën.

Burri i lumtur… i Kimit.

 

Kur Kanye i përmendi në këngë fjalët: “një femër e mirë është më e vlefshme sesa 1000 lavire”, dy prindërit e vajzës katër muajshe North West, filluan të putheshin. Pa dyshim, biondja Kim dukej mjaft seksi në këtë spot.