Kim bën një veprim shumë human, por kritikohet për diçka

Ylli televiziv Kim Kardashian ka ndihmuar të pastrehët për vite me radhë, madje kishte marrë edhe një njeri në rrugë dhe e kishte përmirësuar jetën e tij.

ShowBiz

21/10/2017 00:00

Ajo këto ditë e përsëriti të njëjtin aktivitet, me doreza të mëdha mbrojtëse në duar ajo dhe motra e saj Kurtney ushqyen të pastrehët në Los Angeles, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Kim Kardashian në mënyrë të qartë dukej se nuk e pëlqente të mbante në duart e saj ato çfarë u dhuronte të pastrehëve në LA.

Në këtë aksion humanitar, Kim kishte marrë me vete vajzën e saj, North si dhe nipin Mason, kurse bashkë me motrën Kurtney ndihmuan të pastrehët me ushqim, pemë dhe perime të freskëta.

Nuk është hera e parë që Kim dhe familja e saj kanë marrë një aksion të tillë për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

Në një emision, Kim kishte treguar rastin e një personi të pastrehë të quajtur Shorty, të cilin e kishin dërguar në shtëpi të t’i ofruar dush, i pagoi një trajtim dentar për dhëmbë, e të tjera. /Lajmi.net/