Kida nuk i mban lotët kur flet për këtë person

Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

16/10/2018 08:57

Kida është një prej artisteve që jetën private mundohet ta mbajë larg vëmendjes së medieve, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi ajo ka humbur një person familjar shumë të dashur për të, e që ishte gjyshja e këngëtares.

E ftuar në “NIN”, Kida nuk arriti dot t’i mbante lotët kur foli për gjyshen e ndjerë, të cilën thotë se e ka konsideruar si nënë.

“Atë e kam thirrë nënë, ajo më ka rritë. Ka qenë një person, i cili më ka përkrahë shumë, ka qenë njëra prej njerëzve që më ka mësu shumë gjatë jetës dhe të bënte të ndjehesh mirë për çdo gjë, normal si çdo gjyshe”, tha Kida me lot në sy. /Lajmi.net/