Khloe Kardashian nga palestra shfaq linjat një muaj pas lindjes

Khloe Kardashian ka pranuar kritikat rreth peshës dhe ka filluar të fokusohet shumë në trupin e saj.

ShowBiz

22/05/2018 12:30

Në një seri videosh të postuara në Snapchat, nëna e re ka shprehur zhgënjimin për reagimet që kishte marrë për rutinën e fitnesit në Twitter, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

33 vjeçarja, Khloe shpjegoi se edhe para shtatzënisë kishte aplikuar ushtrimet në palestër dhe atë gjashtë herë në javë.

Ajo ka sqaruar se e kanë mërzitur mesazhet që kishte lexuar në Twitter, duke e akuzuar se është fokusuar shumë në trupin e saj, por ajo sqaron se ka ushtruar shumë edhe para shtatzënisë.

“Vetëm për shkak se kam një fëmijë, nuk do të thotë që unë duhet të ndaloj të bëj gjërat që i dua dhe më pëlqejnë të punoj dhe ato që i kam në mendjen time”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/