Khabib e nuhat lekun, tani poston video skandaloze në profilin e tij

Khabib Nurmagomedov ka filluar ta nuhasë pjesën e marketingut dhe parave në UFC.

Sport

14/01/2019 15:29

Khabib Nurmagomedov u bë i famshëm me fitoren ndaj Conor McGregorit në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa tani ka filluar të bëjë spektakël edhe në rrjetet sociale.

Boksieri rus është duke i publikuar disa video në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ku shihet duke u përleshur me njeriun e afërt të irlandezit, Nate Diaz, përcjell lajmi.net.

“Ti do të jetosh me këtë turp gjatë gjithë jetës tënde, k*rvë”, ka shkruar Khabibi mbi një video të publikuar.

Por, kjo nuk është e tëra. Boksieri rus ka publikuar përleshjen ndaj Diaz, e që tani është bërë virale në Twitter.

Diaz i ka reaguar Khabibit duke i thënë se ai e kishte goditur atë, ndërsa rusi i tha që ai ishte i fshehur pas sigurimit.

“Ti ishte fshehur pas rojeve të sigurimit dhe u arratise, frikacak. Kjo gjë shihet qartë në video. Ne ta rrahëm ekipin atë natë, njeri i pavlerë”, ia ka kthyer përgjigjen Khabibit. /Lajmi.net/