Këto kafka nuk i takojnë qenies njerëzore, ADN-ja zbulon misterin

Shkretëtira Paracas shtrihet në bregdetin jugor të një prej vendeve më enigmatike në Amerikën e Jugut, në Peru. Arkeologu peruan Julio Tello bëri një nga zbulimet më të famshme në vitin 1928, kur zbuloi një varrezë tejet të ndërlikuar dhe të sofistikuar në këtë shkretëtirë.

Fun

24/01/2016 22:54

Në këtë varrezë u gjetën 300 kafka misterioze të cilat besohet të jenë të vjetra rreth 3000 vite. Kafkat kanë formën e zgjatur që ngjajnë me disa kultura të disa fiseve në Amerikën e Jugut. Këto fise ua lidhnin kafkën fëmijëve që në lindje në mënyrë që të pësonin ndryshime. Kafka pas një kohe zgjatej por nuk ndryshonte në peshë apo madhësi, transmeton lajmi.net

Këtu bëhet interesante historia e kafkave misterioze pasi ato janë të paktën 25% më të mëdha dhe 60% më të rënda sesa ato të fiseve amerikane.

Së fundi drejtori i Muzeut të Historisë në Paracas, dërgoi pesë mostra të kafkave për testim gjenetik. Rezultatet ishin befasuese.

ADN-ja sugjeron se këto kafka nuk i takojnë qenieve njerëzore, dhe kërkuesit kanë rënë dakord se kafkat i takojnë një qenie të panjohur deri më tani nga shkenca. /lajmi.net