Këto janë sukseset më të mëdha të Ancelottit

Carlo Ancelotti në Napoli, sjell përvojë dhe shumë suksese si trajner.

Sport

24/05/2018 12:23

Palmaresi i trofeve të Carlo Ancelottit, trajnerit të sapoemëruar të Napolit, është për t’u patur zili, ndoshta asnjë trajner në botë nuk ka fituar kaq shumë sa 58-vjeçari italian. Është speclialist i Championsit, ka fituar ku ka shkuar, por në Itali e ka një “mace të zezë”. Le të zbulojmë disa shifra pikante të karrierës së tij si trajner.

  • E nisim nga një e dhënë e thjeshtë: ka fituar 59% të takimeve, 607 ndeshje nga 1027 të drejtuara. Është i vetmi që ka fituar titullin kampion në katër nga pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë (Itali, Angli, Francë dhe Spanjë).
  • Ancelotti dhe Bob Pailsy janë dy trajnerët e vetëm që e kanë fituar tri herë Championsin/Kupën e Kampionëve.
  • Në epokën e 3 pikëve për fitore, Ancelotti ka regjistruar mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje në krye të Milanit, 1.97.
  • Si trajnër në Serinë A, Ancelotti nuk ka humbur kurrë përballë Cagliarit dhe Torinos.
  • Përqindjen më të ulët të fitoreve mes skuadrave të sezonit të ardhshëm të Serisë A e ka kundër Juventusit, 22% (katër fitore në 18 përballje). E dyta është Roma me 32%.
  • Ancelotti është trajneri i parë që arriti të fitonte Premier League-n dhe FA Cup që në debutim (në krye të Chelsea-t).
  • Në sezonin 2009-2010 Chelsea i Ancelottit regjistroi rekordin e golave të shënuar përgjatë një sezoni në Premier League, 103, rekord që u thye me 106 gola nga Manchester City i Pep Guardiolës në sezonin aktual.
  • Me Ancelottin në stol Reali i Madridit mban rekordin e ndeshjeve të fituara radhazi në të gjitha kompeticionet për një klub spanjoll, 22 sfida mes shtatorit dhe nëntorit të vitit 2014.
  • Bayerni nuk ka humbur qoftë një ndeshje në shtëpi në Bundesligë me Ancelottin.
  • Trajneri italian nuk e ka fituar titullin vetëm në Spanjë, ku ka mundur të ngrejë lart trofeun e 10-të të Championsit për Realin e Madridit.
  • Është i pesti trajner që ka arritur ta fitojë Championsin me dy skuadra të ndryshme (Ernst Happel, Ottmar Hitzfeld, José Mourinho dhe Jupp Heynckes).
  • Me Ancelottin Reali i Madridit ka fituar 10 ndeshje radhazi në Champions, duke barazuar rekordin e Bayernit të shënuar në vitin 2013.