Këto janë planet e Keylor Navas për të ardhmen – Lajmi.net
Këto janë planet e Keylor Navas për të ardhmen
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 11:02, 11 January 2019
Keylor Navas ka bërë të ditura planet e tij për të ardhmen dhe ka treguar nëse do të qëndrojë në Real Madrid apo jo.

Ai ka thënë se do të shikoj të largohet nga “Santiago Bernabeu” vetëm nëse i bëhet e qartë se nuk do të jetë zgjedhja e parë.

Deri më tani ai nuk ka qenë portieri i parë, pasi këtë epitet e ka fituar belgu Thibaut Courtois.

Navas së fundmi ka qenë lidhur edhe me një transferim të mundshëm tek Arsenal dhe Juventus.

“Ditën kur do ta kuptojë që nuk do të jem zgjedhja e parë do të jetë dita kur do të largohem” ka thënë Navas, transmeton lajmi.net.

“E shoh vetën këtu edhe për disa vite. Kam luftuar gjithmonë për vendin tim në formacion. Askush nuk e di se çfarë na sjellë e ardhmja. Unë jetoj në të tashmen. Ky është Madridi dhe do të vazhdoj të jap gjithçka që kam” ishin fjalët e portierit.

Navas ishte personi që ruajti portën e Real Madrid në tri triumfet radhazi në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO