Këto janë gratë më të rrezikshme në histori (Video)

Të njohësh historitë e grave më të rrezikshme në botë, do të thotë të ndaleni dhe të mos ziheni me një grua, asnjëherë, shkruan lajmi.net

Fun

25/04/2017 13:53

Si shkak i hakmarrjes ndaj bashkëshortëve, ato kanë bërë veprat më të pamenduara ndonjëherë. Po aq të tmerrshme, aq edhe të frikshme.

Lorena Bobbitt hyn e pesta në top listën e grave më të rrezikshme. Ajo, pasi bashkëshorti kishte shkuar natën vonë në shtëpi i dehur, kishte marrë thikën në kuzhinë dhe kishte prerë organin gjenital të tij. Më pas e kishte marrë në veturën e saj dhe e kishte hedhur nga dritarja derisa ishte udhëtuar.

Monika Lewinsky është gruaja tjetër e cila u bë më e famshmja në botë, duke nxjerrë para medias informacione se kishte qenë në lidhje me presidentin Bill Klinton. Këtë e bëri si shenjë hakmarrje pasi Klinton vendosi që t’i japë fund lidhjes me të.

Harriet- kjo grua erdhi me një ide briliante, pas ndarjes nga i dashuri. Ai i kërkoi që t’ia kthejë paratë që kishte blerë tiketën për koncertin e Justin Bieber. Ajo i tha se do t’i paguajë vetëm një cent në ditë, ashtu që tiketa do të paguhej vetëm pas 17 vitesh.

Nasra Yussef – Është gruaja e cila ia ka futur flakën vendit ku po festohej martesa e dytë e burrit të saj. 57 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit, ndërkaq Nasra është tmerruar kur ka kuptuar se burri dhe gruaja tjetër e tij, kanë shpëtuar nga kjo gjë.
Kjo është tragjedia më e madhe në Kuvajt për 40 vitet e fundit. /Lajmi.net/

YouTube player