Këto janë gjërat që vetëm adoleshentët i kuptojnë (Video)

Adoleshenca paraqet ndër vitet më të mira të jetës. Por gjithashtu edhe vitet të cilat më shumë ju kanë nervozuar, ju kanë bërë më social.

Fun

16/01/2017 20:22

Këto janë gjërat të cilat vetëm adoleshentët i kuptojnë.

1. Mbetesh në mes fëmijës dhe të rriturit
Të jesh adoleshent do të thotë të kesh më shumë pavarësi, mirëpo duket sikur ke ngecur në moshën e pleqërisë dhe të fëmijërisë në të njejtën kohë. Je shumë i vjetër për t’u ngjyrosur për festa të Halloweenit, gjithashtu je shumë i ri për të shkuar në party të të rriturve. Gjithashtu, je i ri për të ngarë makinën dhe i vjetër për të shikuar filma të animuar, transmeton lajmi.net

2. Çdo gjë rreth shkollimit ju streson
Që nga koha për të aplikuar në shkollë, e deri tek mendimet për të shkuar në fakultet, çdo gjë ju streson.
Jo vetëm që nuk e dini se çfarë të bëni me jetën tuaj, por gjithashtu ndiheni sikur jeni të dështuar dhe nuk dini asgjë.
Lajmi i mirë është se nuk jeni i vetmi në dilemën tuaj. Qindra adoleshentë të tjerë janë të stresuar në këtë kohë të jetës së tyre.

Në videon më poshtë do të kuptoni cilat gjëra të tjera i kanë të përbashkëta adoleshentët, çka të tjerët s’mund t’i përjetojnë njejtë, sado që secili njeri i rritur ka kaluar në këtë fazë. /Lajmi.net/

YouTube player