Këto janë dietat që përdorin supermodelet – Lajmi.net
Këto janë dietat që përdorin supermodelet
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 0:32, 9 February 2017
Të hash mirë sjell rezultate më të mira se të hash pak, dhe këtë e tregojnë femrat më të bukura të planetit që për çudi nuk janë gjithmonë në dietë, por zgjedhin një ushqyerje të shëndetshme dhe përjashtime drastike kur kanë ngjarje të rëndësishme.

Dietat e engjëjve të Victoria’s Secret kanë në fakt një të përbashkët: janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe respektojnë rregullat.

I vetmi moment kur ndjekin një dietë drastike është kur janë në pasarelë, pasi duhet të jetë më të dobëta se zakonisht.

Dieta e Kendall Jenner
“Të hash në mënyrë të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme. Nuk stërvitem mirë nëse nuk ha në mënyrën e duhur. Dita ime fillon me një vezë, avokado dhe bollgur”, ka thënë bukuroshja.

Dieta e Adriana Lima
Ajo ka rrëfyer për Daily Mail se ushqehet vetëm me lëngje të shtrydhura proteinike për të paktën 9 ditë, pa shtuar asnjë ushqim të fortë dhe në 12 orët para sfilatës eleminon të gjitha lëngjet. Në fakt kjo është shumë pak e këshillueshme.


Adriana Lima (majtas), Kendall Jenner (në mes), Gigi Hadid (djathtas)

Dieta e Bella Hadid

Motra e vogël e Gigi rrëfen se nuk ka hequr dorë nga asgjë, dhe ha sanduiçe e patate të skuqura pothuajse çdo ditë. Meritë e nënës natyre por edhe e shumë, po shumë aktiviteti fizik.

Dieta e Kate Upton
Ka qënë trajneri i saj personal që ka bërë të ditur regjimin ushqimor të modeles. “Ha proteina të dobëta në çdo fakt, duke kufizuar në maksimum sheqernat dhe ushqimet e rënda. Por megjithatë të plotësosh ndonjëherë ndonjë kapriço nuk të bën keq, transmeton tch. E lëshon veten ndonjëherë për të ngrënë shëndetshëm pjesën tjetër të kohës”, ka thënë Ben Bruno.

Dieta e Gigi Hadid
Për të mbajtur trupin në formë Gigi ka një stil jete të rregullt, një dietë e ekuilibruar dhe shumë aktivitet fizik. Në përgjithësi preferon ta bëjë vetë ushqimin mes sallatave dhe lëngjeve të frutave. Por dhe ajo nuk heq dorë nga dita e vështirë, kur mund të hajë gjithçka, përfshi edhe hamburger apo akullore.

Dieta e Behati Prinsloo
Bashkëshortja e Adam Levine është një pishtar i thjeshtësisë, siç ka thënë dhe vetë. “Jam për vaktet e shpejta dhe të thjeshta, por kjo nuk do të thotë që ha në fast food, përkundrazi. Jetoj në Nju Jork, një qytet që të ofron mundësi nga më të ndryshmet dhe për të ngrënë shëndetshëm”, ka thënë ajo. Në ushqimet e saj nuk mungojnë as lëngjet e frutave dhe perimeve, sallatat dhe pula.

Fjalët kyçe: Dieta, modelet

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master Japan