Këto janë 7 Vendet ku mund të jetoni si një milioner edhe me pak para |FOTO|

Duket se metropoleve botërore me xhama dhe ndërtesa shumëkatëshe ka filluar të ju zbehet 'shkëlqimi' sepse jeta në qytet dita ditës po bëhet më e pa-jetueshme për shumë arsye: zhurma, dinamika nganjëherë e pa-nevojshme, stresi dhe kostoja e lartë e jetës

Fun

14/07/2015 17:21

Trendi i të rinjëve që janë në kërkim të jetës së qetë dhe të lirë njëkohësisht çdo ditë e më shumë vazhdon të rritet. Si duket se metropoleve botërore me xhama dhe ndërtesa shumëkatëshe ka filluar të ju zbehet ‘shkëlqimi’ sepse jeta në qytet dita ditës po bëhet më e pa-jetueshme për shumë arsye: zhurma, dinamika nganjëherë e pa-nevojshme, stresi dhe kostoja e lartë e jetës, kështuqë të rinjët kanë filluar të kërkojnë alternativa të tjera , vende ku ata mund t’i ikin të gjitha atyre që po u pengojnë në qytet dhe njëkohësisht të kenë mundësinë për t’i shijuar bukuritë dhe resurset e natyrës.
Dhe si duket për fat të mirë ka vende të tilla ku të tilla ëndrra mund të realizohen, këtu do ti gjeni të radhitura vetëm 7-të prej tyre, e që sigurisht lista është më e gjatë. lajmi.net

 

 1. Alikante, Spanjë
Alikante është një qytet që e ka perfeksionuar mënyrën e të jetuarit ekonomikisht. Ata e kanë arritur këtë duke mos bërë ndonjë sakrificë në bukuritë e vendit apo duke ndryshuar kualitetin e jetës. Alikante është një qytet bregdetar dhe është i njohur për klimën e tij të mrekullueshme, ushtim të hatashëm, argëtim të pafundmë, stil jetese të relaksuar dhe mungesë të turizmit të shumtë në numër, thënë shkurt është një vend që nuk do t’ju zhgënjejë. Qiraja për një apartament një-dhomësh në qendër të qytetit do t’ju kushtojë rreth 500€ në muaj, transporti publik rreth 35€ në muaj, një shishe verë e mirë rreth 4€, rroga minimale në spanjë është 5€ në muaj./lajmi.net

1. Alicante

 

2. Mendoza, Argjentinë
Mu në zemrën e Argjentinës aty ku prodhohet vera më e mirë gjendet qyteti i bukur Mendoza. Ekonomia lokale është e fuqishme dhe në vazhdimësi ka kërkesë për biznese të reja. Pra nëse jeni duke menduar të hapni biznes të ri, Mendoza është vendi ku mund ta bëni atë. Qiraja e një apartamenti me një dhomë do t’ju kushtojë rreth 350€ në muaj, kurse nëse dëshironi ta bleni mund t’ju kushtojë rreth 54.000€. Një shishe verë kushton rreth 3 €, dhe birra vendase rreth 1 €. Paga minimale në Argjentinë është rreth 7.50 € në orë./lajmi.net

2. Mendoza, Argjentinë

 

3. Bali, Indonezi
Bali njihet edhe si vendi parajsë për të jetuar lirë në Azi. Jeta e natës në Bali ka një rritje të shpejtë, gjithashtu edhe turizmi ka një trend të shpejtë të rritjes, kështuqë është vendi më i mirë për të hapur një shitore. Qiraja për një apartament një-dhomës në qendër të qytetit do t’ju kushtojë rreth 250€ në muaj. Një shishe e mirë vere rreth 8 € dhe një birrë vendase rreth 1 €, kurse paga minimale në Bali është rreth 1 € në orë./lajmi.net

3 Bali

 

 4. Chiang Mai, Tajlandë
Chiang Mai është një nga vendet që ka klimën më të mirë në të gjithë Azinë, është një qytet malorë, me kulturë të pasur, ushqim të mirë dhe fqinj miqësorë. Në Chiang Mai 1 dollarë mund të ju shërbej shumë. Një apartament një-dhomësh në qendër të qytetit ju kushton rreth 200€ në muaj, një shishe e mirë vere rreth 9€ dhe një birrë e vendase rreth 1€. Paga minimale në Tajlandë është rreth 2€ në orë./lajmi.net

4

 

5. Corozal, Belize
Ky është vendi ideal për ata që nuk duan të qajnë kokën për asgjë por vetëm të relaksohen, është një destinacion shumë i njohur për meditim dhe joga, ka plazhe të bukura, restaurante me ushqim të shijshëm, dhe është i përballueshëm për nga kostoja. Apartamenti një-dhomësh do t’ju kushtojë rreth 170€ në muaj, një shishe e mirë vere rreth 6€, një birrë vendase rreth 1€. Paga minimale në Belize është rreth 2.50€ në orë./lajmi.net

5

 

6. Puerto Vallarta, Meksikë
Meksiko ka shumë vende të vogla e të mrekullueshme ku kostoja e jetës është e lirë, por Vallarta i tejkalon të gjitha. Natyrshëm është shumë vend i bukur, shumë romantik, por ka shumë turistë. Qiraja për një apartamenti një-dhomës në qendër të qytetit do t’ju kushtojë rreth 400€ në muaj, kurse nëse dëshironi ta bleni një shtëpi tradicionale qyteti do t’ju kushtojë rreth 50.000€, një shishe verë e mirë ju kushton rreth 6€ një birrë vendase rreth 1€ kurse tekila është tmerrësisht e lirë. Paga minimale në Meksikë është rreth 0.70€ në orë./lajmi.net

6

 

7. Ojen, Spanjë
Lista filloi me Spanjën dhe përfundon me Spanjën. Ojen ka villa multi-milion dollarëshe por gjithashtu edhe jetesë të lirë. Qiraja për një apartament një-dhomësh do t’ju kushtojë rreth 300€ në muaj. Një shtëpi e vogël në qytet do t’ju kushtojë rreth 90.000€. Një shishe e mirë vere do t’ju kushtojë rreth 3€ kurse një birrë vendase rreth 1€. Paga minimale në Spanjë është 5€ në muaj./lajmi.net

7Ojen
Të gjitha këto qytete janë padyshim të bukura, ku mund të bëni shumë qef, dhe të përballueshme për nga kostoja e jetesës. Secili gjithnjë ka sharmin ekzotik. /lajmi.net