Këto ishin femrat që nuk rrespektuan kodin e veshjes në “Golden Globe”

Kodi i Veshjes për ceremoninë e Golden Globes, ishte i qartë që para fillimit të ceremonisë.

ShowBiz

08/01/2018 16:13

Por me sa duket tre femra nuk e kishin ditur se ekzitonte një Kod i tillë solidarizues për ngacmimet seksuale në industrinë e filmit, ose të paktën e dinin por nuk e ndoqën.

Presidentja e Shtypit të Jashtëm të Hollivudit, Meher Tatna, u shfaq me një fustan të kuq elegant, tasnmetonlapsi.

Ndërsa ajo zgjodhi të mos vishej me të zeza, Meher e ka bërë të qartë se qëndron në mbështetje të lëvizjes Time’s Up, duke ndarë përvojat e saj të ngacmimeve seksuale dhe duke thënë për Vanity Fair: “Unë solidarizohem plotësisht me to”.

Blanca Blanco, e njohur për incidentin famëkeq në “Oscar” vitin e kaluar, kishte veshur gjithashtu një fustan të kuq por tepër provokues.


As modelja gjermane Barbara Meier, nuk ishte veshur me të zeza. Ajo kishte zgjehdur një fustan pranveror me lule dhe bazën ngjyrë nude, ndërsa pas i vinte një bisht i gjatë me pupla shumë ngjyrëshe.