Këta telefona realizuan bisedën e parë telefonike para 100 viteve

Bërja e një bisede telefonike nga Nju Jorku në Kaliforni nuk llogaritet si diçka madhështore këto ditë, por ta bëje këtë më 1915 sigurisht se ishte diçka e jashtëzakonshme.

Auto & Tek

26/01/2015 15:33

Pretendoni se jeni në vitin 1915, ku një bisedë verbale përmes telefonit që përshinte kontinentin ishte një arritje e pabesueshme teknologjike.

Dita e diele shënoi 100 vjetorin e asaj që njihet si “thirrja e parë transkontinentale me telefon”, i bërë nga shpikësi ikonik i komunikimit Alexander Graham Bell, nga New York tek asistenti i tij Thomas Watson në San Francisko, transmeton Lajmi.net.

Telefonata gjithashtu përfshinte edhe presidentin Woodrow Wilson, i cili ishte në Shtëpi të Bardhë, dhe presidentin e AT&T Theodore Vail në Gjeorgji.

Linja e parë ceremoniale transkontinentale ishte hapur më 25 janar, 1915. Bell ishte gjithashtu prapa thirrjes së parë telefonike të të gjitha kohërave, që u bë më 10 mars, 1876 – 39 vite para bisedës transkontinentale.

Biseda e parë telefonike ishte bërë në mes të Bell dhe asistentit të tij Watson. Fjalët e para që ishin thënë në këtë telefonatë ishin nga Bell, që i kishte thënë asistentit të tij: “z.Watson, ejani këtu”, “Eja këtu, dua të të shoh”.

AT&T ndërtoi gjithashtu sistemin e parë telefonik, i cili përfshinte 130,000 pole telefonike dhe 2,500 tonë tela bakri që shtriheshin në 3400 milje, transmeton Lajmi.net.

E gjitha kjo për një bisedë katër-palëshe përmes telefonit – një rrugë mjaft e gjatë nga të qenit në gjendje për të përdorur tash FaceTime në iPhone.

Telefonat historik janë shfaqur që nga 22 janari për t’u parë në San Francisko.