Këta janë top katër lojtarët sipas Malcom, lë anash Messin

Transferi i ri i Barcelonës, Malcom, ka emëruar katër lojtarët më të mirë sipas tij.

Sport

13/10/2018 18:14

Braziliani momentalisht nuk po kalon nuk po kalon në momentet më të mira të mundshme.

Ai nuk po gëzon minutazhin e mjaftuar nga trajneri Ernesto Valverde dhe duket se kalimi te Barcelona ishte një hap mbrapa.

Megjithatë, ai është aktiv në intervistat me “Barça TV”. Në një të tillë, ai ka emëruar katër lojtarët më të mirë, për secilën pozitë, nga të gjitha kohërat. Befasoi lënia anash e Leo Messit. /Lajmi.net/

Kjo është zgjedhja e tij:

Portier: Taffarel

Mbrojtës: Puyol

Mesfushor: Zidane

Sulmues: Ronaldo ( fenomeni)