Këta janë politikanët që e sollën në këtë “derexhe” arsimin e Kosovës (Foto)

Rezultatet e testit PISA që u publikuan sot, shkaktuan reagime të shumta për cilësinë e arsimit në Kosovë.

Lajme

06/12/2016 17:09

Përgjegjësinë më të madhe për këtë gjendje, kritikët po ia vënë ish-ministrave të arsimit duke filluar nga Rexhep Osmani, Agim Veliu, Enver Hoxhaj, Ramë Buja e së fundmi edhe Arsim Bajrami.

 

Ky i fundit doli me një deklaratë për media sot duke thënë se janë të vetëdijshëm se ky proces ka pasur vështirësi në Kosovë, gjë që padyshim ka pasur impakt edhe në nivelin e arritshmërisë së nxënësve. Në këtë reagim u tha se nxënësit tanë në vitin 2021 do të krahasohen jo vetëm me moshatarët e tyre në rajon, por edhe me shtetet e tjera të zhvilluara e me traditë, shkruan lajmi.net.

rexhep-osmani

Por para tij, Osmani dhe Veliu janë dy ministrat që kanë udhëhequr me këtë sektor në kohën para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që të dy janë kritikuar për cilësinë e dobët në arsim dhe politizimin e institucioneve arsimore, sidomos në Universitetin e Prishtinës.

Agim Veliu

Enver Hoxhaj kishte ardhur me idenë e një “shteti të dijës”, që në fakt nuk arriti ta realizoj. Përveç që ishte fokusuar në ndërtimin e objekteve shkollore, Hoxhaj u kritikua se në cilësi nuk ndryshoi asgjë përveç që ndërroi njerëzit në pozita për interesa politike.

Enver Hoxhaj

Ramë Buja poashtu është konsideruar si një nga ministrat që kanë dështuar në avancimin e arsimit. Kësaj radhe, Buja ishte kritikuar se nga cilësia e dobët e arsimit, nuk po arrihet të krijohen edhe vende pune.

rame-buja

Ai vetë e kishte pranuar një gjë të tillë, duke u arsyetuar se po bëhen përpjekje që të realizohet një lidhshmëri ndërmjet aftësimit në shkolla dhe bizneseve ose zhvillimit ekonomik.

Aktualisht me arsimin në Kosovë udhëheqë Arsim Bajrami. /Lajmi.net/

Arsim Bajrami