Kessie e thyen një rekord te Milani

Në sezonin e kaluar, Frenk Kesi zbriti në fushë me fanellën kuqezi në 54 ndeshje.

Sport

16/09/2018 12:14

Paraqitjet e tij janë të shpërndara mes kupës dhe kampionatit, duke e shfaqur afrikanin si një lojtar të palodhur dhe i gatshëm për sakrifica të mëdha fizike.

Siç raporton edhe e përditshmja “Tuttosport”, afrikani ka qëndruar në fushë për plot 4603 minuta, duke u bërë kështu lojtari i Milanit që ka koleksionuar më shumë minutazh brenda një sezoni të vetëm.

20-vjeçari, me aktivizimet e tij ka thyer kështu rekordin historik të një ikone si Andre Pirlo, i cili në sezonin 2006-’07 luajti 4,320 minuta, teksa gjithçka u kurorëzua me fitoren në Athinë ndaj Liverpulit.