Kështu i ka mashtruar dy zviceranë një kosovar

Një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, shitës automobilash në Bernë është dënuar me gjobë (efektive) prej 6000 frangash për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor.

Bota

28/05/2017 08:07

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim në komunkacion (në një rast tjetër).

Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre (një zvicerane dhe një austriak, 24 gjegjësisht 27 vjeçarë) që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht.

Ata kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave në së paku dhjetë raste.

Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin: sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë. Nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit.

Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave. Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch. Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.