Kështu është veshur Princi Harry në dasmën e tij

Sot është dita më e rëndësishme për Princin Harry.

ShowBiz

19/05/2018 12:46

Ai po kurorëzon me martesë dashurinë me Meghan Markle, ndërsa për dasmën e tyre po flet e gjithë bota.

Princi Harry është veshur ashtu siç e do tradita e familjes mbretërore, ndërsa po shoqërohet nga vëllai i tij, Princi Williams.

Në ceremoninë e dasmës së çiftit mbretëror po marrin pjesë shumë fytyra publike, që janë të ftuar special të Princit dhe dukeshës, Markle. /Lajmi.net/