Kështu duket celulari i parë nga Ubuntu

Ishte premtuar që pesë vite, por tani duket se celulari i parë i Ubuntu është aktualisht duke u bërë realitet.

Auto & Tek

08/02/2015 19:21

Celulari Aquarius E4.5 Ubuntu pritet që të dalë në shitje në disa pjesë të Evropës pas disa javëve.

Kompania do ta shesë këtë celularë në BQ.com me një çmim prej 170 euro, duke e vënë kështu atë në garë me disa celularë të tjerë të mesëm.

Celulari ka disa performanca të mira. Ai përmban një procesor 1.3GHz MediaTek, 1GB RAM, 8GB hapësirë, një kamerë 8MGP dhe një ekran në HD të plotë me një rezolucion prej 1080p, transmeton Lajmi.net.

Për të parë më shumë se si punon ky celularë, shikojeni videon më poshtë: