Kështu dukej një videoklip nga Sabri Fejzullahu në vitin 1970 (VIDEO)

Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka tashmë dekada që është në skenë, që kur kishte debutuar më këngën e tij të parë në Radio Prishtina më 1967.

ShowBiz

31/05/2016 11:18

Tre vite pas debutimit këngëtari Sabri Fejzullahu kishte sjellë videoklipin e parë, e ai ishte xhiruar nga pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Sigurisht se cilësia nuk është ajo që shohim në videoklipet sot por nostalgjia për ato këngë mbetet e madhe pasi vlerat artistike tejkalonin ato teknike.

E sot bashkë me videoklipet ka ndryshuar edhe Sabri Fejzullahu i cili ndjek trendët më të reja si nga pamja fizike ashtu edhe nga muzika.

Për këtë Magazina.al ju sjell videoklipin e vitit 1970 dhe mund të shihni vet ndryshimet.

YouTube player