Kështu do të jetë moti në 11 vjetorin e Pavarësisë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendon tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Lajme

16/02/2019 08:23

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, njofton IHMK.