Kështu do mund të duket Toka pas 200 milionë vitesh

Shtresa e jashtme e Tokës, kore e ngurtë në të cilën shkelim, është e përbërë nga copa të thyera.

Fun

28/11/2018 21:40

Këto pjesë, që njihen si pllaka tektonike, lëvizin rreth planetit në disa centimetra përgjatë vitit, transmeton lajmi.net.

Çdo herë ato bashkohen dhe kombinohen në një superkontinent, i cili qëndron për disa qindra milionë vjet, para se të ndahet.

Pllakat pastaj shpërndahen dhe lëvizin larg njëra-tjetrës, derisa ato përfundimisht – pas një periudhe 400-600 milionë vjetësh – kthehen së bashku përsëri.

Superkontinenti i fundit, Pangea, u formua rreth 310 milionë vjet më parë dhe filloi të shpërbëhej rreth 180 milionë vjet më parë.

Është sugjeruar që superkontinenti i ardhshëm do të formohet optimalisht në 200-250 milion vjet, prandaj mund të themi se jemi në gjysmë-rrugë të fazës së shpërndarjes së pllakave tokësore të superkontinentit.

Ekzistojnë katër skenare themelore për formimin e superkontinentit të ardhshëm: Novopangea, Pangea Ultima, Aurica dhe Amasia.

Si secila do arrijë formën, varet nga skenarë të ndryshëm, por në fund të fundit janë të lidhura me atë se si Pangea u nda dhe se si kontinentet e botës po lëvizin sot. /Lajmi.net/