Këshilltari i kryeministrit: Edhe pak e ndoshta po kryhet kjo ditë

Ramush Haradinaj ka nisur të hënën në mëngjes punën si kryeministër i ri i Kosovës. Pasi paraardhësi i tij, Isa Mustafa, ia ka dorëzuar detyrën e kreut të ekzekutivit të vendit, Haradinaj ka zhvilluar një mori takimesh të njëpasnjëshme gjatë ditës së tij të parë në punën e re.

Lajme

11/09/2017 23:02

Këshilltarët e tij, me në krye Avni Arifin – që njëherësh është bërë edhe shef i Kabinetit të Haradinajt – duket të jenë lodhur jo pak nga dita e parë e punës.

“22:45. Veç edhe pak e ndoshta po kryhet një ditë shumë e gjatë dhe shumë ma ndryshe prej ditëve tjera”, ka shkruar Arifi, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihet në mesin e kolegëve nga kabineti i kryeministrit.