Kerry paralajmëron masa të rënda për ata që përkrahin Asadin

Sekretari i shtetit John Kerry ka premtuar “masa të rënda” nëse Rusia dhe Irani bllokojnë ndryshimin e Qeverisë në Sir dhe mbështesin Bashar Al Asadin.

Bota

05/12/2015 23:58

Kerry ka shtuar se lufta në Siri nuk mund të ndërpritet përderisa në krye të vendit është Bashar Al Asad.

“Nëse Rusia dhe Irani bëhen në bllok të përbashkët dhe i mundësojnë Asadit që të pengojë procesin e dimë ku është problemi. Në atë rast do të kemi më pak zgjidhje për pjesëmarrje dhe do të jemi të detyruar të ndërmarrin masa të rënda”, u ka thënë Kerry gazetarëve në Washington.

Kerry ka thënë se SHBA-të nuk mund “t’ia lejojnë vetes ngjarje të tilla”. Sipas tij kjo cenon sigurinë e SHBA-ve dhe të gjitha vendeve në Evropë.

Ai tha se takimi i ri për Sirinë do të mbahet në dhjetor në New York.

Në nëntor në kryeqytetin e Austrisë është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve për zgjidhjen e krizës siriane.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-ve, OKB-së, Francës, Britanisë së Madhe , Gjermanisë, Arabisë Saudit e, Turqisë, Iranit dhe shteteve tjera të Lindjes së Mesme si dhe përfaqësues të BE-së, Shteteve të Ligës Arabe,etj.

Pjesëmarrësit e mbledhjes vendosën që negociatat mes Qeverisë siriane dhe opozitës duhet të mbahen jo më vonë se 1 janar të vitit të ardhshëm dhe se në 18 muajt e ardhshëm në Siri duhet të mbahet një referendum për një kushtetutë të re .