Kërkohet tërheqja e Kosovës nga CEFTA

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka kërkuar tërheqjen e Kosovës nga CEFTA.

Lajme

08/12/2018 16:59

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas zhvillimeve të fundit përkitazi me raportet tregtare me Serbinë e Bosnjën,  dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është koha që institucionet të reagojnë, raporton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe nuk është trajtuar asnjëherë e barabartë.

Ky është postimi i plotë i tij.

Kosova të tërhiqet nga CEFTA

Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA’s të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi të përfaqësuar si UNMIK.

Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë.

Rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK. /Lajmi.net/