Kërcënohet Obama, po na sulmove nga ajri, çdo amerikan në shënjestër

Përkrahësit e militantëve sunitë në internet, të cilët në muajin qershor pushtuan pjesë të territorit irakian, kanë deklaruar se sulmet eventuale ajrore amerikane ndaj militantëve islamikë sunit do të nxitnin sulme në qytetarët amerikanë kudo që ata ndodhen. 

Bota

25/06/2014 23:29

Presidenti amerikan i ka ofruar qeverisë së Irakut deri në 300 këshilltarë amerikanë për të ndihmuar në ndërprerjen e avancimit të militantëve të grupit ISIL-ISIS.

Washingtoni deri tashti nuk i është përgjigjur kërkesës së qeverisë shiite të kryeministrit Nuri al-Maliki për sulme ajrore.

Profili në rrjetin social Twitter i emërtuar  \”Lidhja e përkrahësve\” me mbi 21,000 përkrahës ka ftuar simpatizantët e ISIL që të premten të vendosin porosi që ia tërheqin vërejtjen SHBA-ve për të mos u nisur për sulme ajrore në Irak.

Sulmet e tilla do të ishin kërcënim për të gjithë amerikanët, në rast të sulmit mbi Irakun, thuhet në porosi.

Militantët të mërkurën sulmuan një nga bazat ajrore në Irak në kohën e arritjes së ekipeve të para amerikane, të cilat do të vlerësojnë forcat irakiane të sigurisë dhe të vendosin si tiu ndihmojnë në betejë kundër rebelimit në rritje të sunitëve.

Ushtarakët e parë amerikanë kanë arritur të mërkurën në Irak deh kanë filluar me aktivitetet e tyre. Gjysma e 300 forcave speciale që i ka premtuar presidenti Barack Obama, tashmë gjenden në Bagdad apo në linjat e para të frontit të luftimeve, transmeton BBC.