Këngëtarja e njohur më në fund i tha ‘lamtumirë’ drogës (Foto)

Demi Lovato asnjëherë nuk i ka mohuar problemet e saja me drogën, depresionin, si dhe problemet me ushqyerjen dhe vetëbesimin.

ShowBiz

20/03/2017 19:02

Mirëpo, ajo tashmë e ka lënë drogën dhe në javën e kaluar i ka festuar pesë vjet abstinencë nga kjo shprehi e keqe.

”Jam shumë falënderuese. Ka qenë ky një udhëtim i vërtetë me shumë ngritje dhe rënie. Aq herë kam dashur të kthehem, por i jam lutur Zotit që të më çlirojë nga obsesioni”, tha ajo duke shtuar:

”Jam shumë krenare me veten, mirëpo nuk do t’ia dilja pa fuqinë shtesë që ma kanë dhënë familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur”.