Këngëtarja e famshme fryn hundën dhe ia hedh faculetën fansave

Taylor Swift nuk shpëton pa bërë ndonjë veprim qesharak në koncertet e saj.

ShowBiz

10/11/2018 15:09

Edhe këtë herë ajo ishte e pranishme në një koncert në Zelandën e re e cila befasoi fansat me veprimin që bëri, shkruan lajmi.net

Gjatë kohës që po këndonte binte shumë shi dhe artistja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, për shkak se ishte e ftohur.

Kështu Taylor pas përfundimit të këngës u ndal para publikut shfryu hundët dhe faculetën e gjuajti tek fansat e saj.

Disa prej publikut filluan të qeshin kurse disave prej tyre nuk i pëlqeu veprimi që këngëtarja Swift bëri, edhe pse nuk ishte hera e parë që ajo bën veprime të tilla. /Lajmi.net/