Këngët që kanë kaluar 1 miliard shikime në Youtube (Video)

'Gangnam Style' dhe 'Baby' nuk janë më këngët e vetme që kanë arritur shifrën e 1 miliard shikimeve në Youtube.

ShowBiz

02/09/2015 15:15

Këtë vit shumë këngë po arrijnë të kalojnë shifrën e 1 miliard shikimeve. Disa veç e kanë kaluar, ndërsa shumë janë afër.

Gangnam Style‘ është videoja e parë që e ka bërë këtë në dhjetor të vitit 2012, ndërsa tani ka mbi 2.4 miliardë shikime, mbi 9 milionë pëlqime dhe 5 milionë komente, transmeton lajmi.net.

Baby‘ nga Justin Bieber e ka arritur këtë gjë në vitin 2014.

Që nga ajo kohë e deri këtë vit nuk ka arritur ndonjë këngë këtë shifër ndërsa dalë ngadalë shumë këngë janë shumë afër.

Dark Horse‘ e Katy Perry është bërë videoja e tretë dhe e para që ka kaluar 1 miliard shikues nga një artiste femër, transmeton lajmi.net.

Taylor Swift me ‘Blank Space‘ ka thyer rekord, duke u bërë videoklipi që ka arritur më së shpejti këtë gjë ndërsa Perry është bërë artistja e parë me dy video që i janë shikuar më shumë se 1 miliard herë, kur Roar‘ ka arritur të bëhet videoklipi i pestë me këtë shifër rekorde shikimesh.

Bailando‘ nga artisti Enrique Iglesias është videoklipi i parë në gjuhën spanjolle që është shikuar kaq shumë, duke u bërë videoja e gjashtë më e shikuar e menjëherë ka ardhë edhe kënga e dytë nga Taylor Swift ‘Shake it off‘.

All about that bass‘ e Meghan Trainor është shikuar 1 miliard herë në Youtube, që e bën këtë si videoja e tetë në ‘klubin e miliardave’

Në anën tjetër, videot që janë gati të hyjnë në këtë ‘klub’ janë: ‘Uptown Funk‘ nga Mark Ronson e Bruno Mars, ‘Party Rock Anthem‘ e LMFA, ‘Love the way you lie‘ nga Eminem e Rihanna dhe ‘Counting Stars‘ nga One Republic ./Lajmi.net

YouTube player