Kënga e re e Gilit, Gurbeti (VIDEO)

“Gurbeti” quhet kënga më e re e Gilit e realizuar edhe nga ana vizuale, e cila i kushtohet ikjes së qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të perëndimit.

ShowBiz

08/02/2015 16:09

“Kënga dhe klipi më i ri. Shpresoj t’ju pëlqejë”, shkruan në faqen e këngëtares në Facebook.

Si gjithmonë, Ilir Berani qëndron pas kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.

Puna për xhirimin e videoklipit i është besuar EMF Production.