Kënga e Gjikos ‘Si Bugatti’ arrin 20 milionë klikime

Së fundmi bëri bujë të madhe dasma e moderatores, Elita Rudi dhe Gjiko.

ShowBiz

26/09/2018 16:24

Elita dhe reperi Gjiko të premten i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.

Përpos se gëzon një jetë të lumtur, Gjiko është njëri ndër artistët më të suksesshëm shqiptar i cili vazhdon të jetë aktiv në projekte muzikore.

“Si Bugatti”, është kënga e fundit e tij në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Skerdin ku ka marrë mbi 20 milionë klikime, e që vallëzimi i Gjikos u bë viral në rrjete sociale.

Me videot e shpërndara në Instagram të fansave të tij, Gjiko feston 20 milionëshin e klikimeve në Youtube.

Gjiko këtë vit ka qenë mjaft “IN” dhe i angazhuar edhe në koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare. /Lajmi.net/

YouTube player