Kënga ‘Cheerleader’ nga Omi merr kreun në Billboard (Video)

Top 10 këngët në Amerikë: Kënga më e dëgjuar këtë javë është hiti veror 'Cheerleader'.

ShowBiz

15/07/2015 01:11

‘Cheerleader’ ka arritur të zhvendosë këngën që ka kryesuar për 12 javë, ‘See You Again’ nga Wiz Khalifa e Charli Puth në top listën amerikane Billboard Hot 100, transmeton Lajmi.net.

Kjo është vetëm kënga e katërt për këtë vit që ka arritur të hyjë në vendin e parë, pas ‘regjimit’ të Uptown Funk për 14 javë, ‘See you again’ me 12 javë në krye dhe ‘Bad Blood’ që ka ndërhyrë vetëm për një javë.

Kënga me suksesin më të madh këtë javë padyshim është ‘Can’t feel my face’ nga The Weeknd, që ka arriur në pozitën e tretë ndërsa kënga tjetër e tij ‘The Hills’ tani është në të 12-tën.

Këto janë top 10 këngët në Billboard Top 100:

1. Cheerleader – Omi

2. See you again – Wiz Khalifa ft. Charli Puth

3. Can’t feel my face – The Weeknd

4. Bad Blood – Taylor Swift ft. Kendrick Lamar

5. Watch me – Silento

6. Trap Queen – Fetty Wap

7. Shut up and dance – Walk the Moon

8. Fight Son – Rachel Platten

9. Where are you now – Justin Bieber ft. Diplo & Skrillex

10. Hey Mama – David Guetta ft. Nicki Minaj, Bebe Rexha & Afrojack

@Lajmi.net