Kendall Jenner tregon si është ndjerë kur e ka parë babanë e saj të veshur me fustan

Supermodelja 21 vjeçare, ka treguar në një intervistë të realizuar së fundmi për vështirësitë që i ka pasur para se ta kuptonte se babai i saj dëshironte të shndërrohet në femër.

ShowBiz

20/04/2017 19:31

Ajo e kujton momentin kur është zgjuar në ora 4 të mëngjesit për të pirë ujë dhe e ka parë kampionin olimpik, tashmë të njohur si Caitlyn të veshur me një fustan.

“Unë isha shumë e befasuar, kjo ishte hera e parë kur ajo është zgjuar për tu veshur si vetja e saj”, tha ajo gjatë intervistës. Kendall shpjegoj se sa herë që ajo dhe motrat e saj gjenin produkte të femrave rreth shtëpisë, siç ishin buzëkuqtë apo parukat, ato kanë menduar se babai ishte duke e tradhtuar nënën e tyre, por që çështja e seksualitetit të tij ka qenë një hetim që kanë tentuar ta bëjnë për një kohë të gjatë pa ndonjë rezultat. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, tha se ka qenë mjaft e vështire e gjithë kjo situatë, sepse ndjeni se keni humbur një person, në momentin kur ai ka vendosur ta ndërrojë gjininë.

Kendall tregoi se ka ndjerë që ka humbur babanë e saj, por sërish ka vendosur ta sheh anën pozitive kësaj gjëje, me faktin se e di që ai është i gjallë dhe ka zgjedhur të bëjë ata që gjithmonë është ndjerë se duhej ta bënte.