Kelani: Sulmi ndaj Vllasit mund të ketë qenë i planifikuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës menjëherë pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri ka ndërmarr të gjitah masat e nevojshme për të zbardhur rrethanat e plagosjes së avokatit, Azem Vllasi. Ndërsa ka thënë se sulmi ka mundësi që ka qenë i planifikuar.

Lajme

13/03/2017 15:54

Kelani ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona.

“Sot rreth ores 8 kemi pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri dhe menjëheere kemi dalur në vendin e ngjarjes për të bërë hetime. Ka të bëjë me vrasje në tentativë, ka marrë plagë A.V që ka marrë trajtim mjekësor. Policia ka marrë veprime për të ndriquar rethanat për rastin, në bashkëpuim me AKI e kemi bërë lokalizimi e të dyshuarve u arrit që të arrestohen dy të dyshuar. M.J kryes i veprës , A.l pjesëmarrës në rast”, ka deklruar Kelani, transmeton lajmi.net

Më etj, ai ka thënë se ende nuk dihen motivet. Megjithatë, Kelani ka thënë se ka mundësi që ky sulm të jetë përgatitur.

“Deri tani nuk bëhet fjalë për ndonjë çështje në detyrën dhe punën e viktimës. Rasti është në procedurë hetimore dhe mbetet të verifikohen dyshimet tjera. Mund të themi që me vet faktin që është gjetur arma dyshojmë në mundësinë të jetë e përgatitur, por është herët pasi duhet presim rezultatet finale”, ka shtuar Kelani.

Kujtojmë se gjatë ditës është raportuar se Murat Jashari është vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jahsarit. /Lajmi.net/