Katy Perry: Fajin e ka Taylor Swift!

Katy Perry jo vetëm që nuk beson në tradhtinë e Orlando Bloom, por është e sigurt që fajtore për publikimin e fotove të Bloom me Gomez në një “club” nate është “armikja e saj e përbetuar”, Taylor Swift.

ShowBiz

19/05/2016 22:14

Kjo është bërë e ditur nga burime pranë këngëtares për Radar Online, të cilët shprehen:

“Katy bën fajtore Taylor Swift. Ajo ka thënë se Selena e ka dashur mashkullin e saj që prej shumë kohësh. Por miqësia me Taylor Swift e ka bërë që të ndërmarrë një hap të tillë”.

“Por Bloom i ka bërë të qartë Katy-t se ai nuk do ta tradhtojë, sepse është i dashuruar me të”, – e ka mbyllur citimin Radar Online.

Pak ditë më parë, në internet qarkulluan  fotot e Orlando Bloom dhe Selena Gomez teksa kalonin disa momente shumë pranë njëri-tjetrit, gjë që ngriti dyshimet se Bloom po e tradhtonte Perry-n.