Katër të vdekur e po aq të zhdukur nga përplasja e aeroplanit në Kansas

Katër persona kanë humbur jetën ndërsa pesë të tjerë janë lënduar, pasi që një aeroplan i vogël u përplas në ndërtesën e aeroportit në Wichita, Kansas.

Bota

30/10/2014 20:08

Ndërkaq, edhe katër persona të tjerë konsiderohen të zhdukur, por kërkimi për ta është vështirësuar pasi që një pjesë e ndërtesës së aeroportit është shembur, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Aeroplani Beechcraft kishte humbur njërin prej motorëve të tij menjëherë pas nisjes.

Zëdhënësi i Administratës Federale të Aviacionit, Tony Molinaro ka thënë se aeroplani u rrëzua teksa po përpiqej që të rikthehej sërish në pistë.

Katër personat të cilët e kanë humbur jetën janë gjetur në brendinë e ndërtesës së aeroportit. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur me pilotin e këtij aeroplani.