Kastro Zizo tregon pse bëri bashkë në këngë Robertin dhe Eneda Tarifën

Kastro Zizo, Robert Berisha e Eneda Tarifa i kanë bashkuar idetë për projektin e radhës muzikor.

ShowBiz

27/09/2018 09:36

Kjo treshe suprizuese do të rikthejë një këngë të njohur të Shqipërisë së Mesme, projekt që vetë ideatori Kastro Zizo thotë se do të jetë bombastike, transmeton lajmi.net

Në një intervistë të fundit për Panorama Plus, Kastro ka folur rreth këtij bashkëpunimi duke theksuar se të tre bashkë në këtë projekt do të sjellin diçka të magjishme.

”Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshëm që në final do të sjellim diçka bombastike. Nuk ka shumë komente, pasi publiku na njeh. Di të them që në një këngë ne të tre do të bëjmë flakë”, ishte përgjigja e tij./Lajmi.net/