Karateistët kosovarë nisen sërish për Serbi

Ekipi kosovar ka vendosur të udhëtojë sërish drejt Serbisë për të qenë pjesë e garës, e cila mbahet nga 10 deri më 13 maj në qytetin serb.

Sport

09/05/2018 15:51

Dy grupe të sportistëve kosovarë u ndaluan dhe kthyen mbrapsht nga policia serbe mbrëmë pas mesnate dhe sot herët në mëngjes në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

Por, ekipi kosovar ka vendosur të udhëtojë sërish drejt Serbisë për të qenë pjesë e garës, e cila mbahet nga 10 deri më 13 maj në qytetin serb.

“Ekspedita e Kosovës në karate do të niset sërish për në Novi Sad të Serbisë. Takimi i nisjes bëhet sot nga Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 16:30”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.